11:36 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koci: Haradinaj ka kapacitet prej lideri, do ta ratifikojë demarkacionin

Avokati, Arianit Koci është deklaruar lidhur me çështjen e demarkacioni si dhe personalitetin e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Koci ka thënë se Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë.

Sipas tij, prej kryeministri priten vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjike me aleancën veri-atlantike, transmeton Indeksonline.

Tutje Koci ka shprehur bindjen se demarkacioni do të kalojë.

Ky është postimi i plotë:

Haradinaj ka kapacitet prej lideri dhe demarkacionin do ta ratifikojë

Prej Ramush Haradinaj presim vendime që janë jo të lehta, por që janë në frymën dhe orientimin e partneritetit strategjik me aleancën veri-atlantike.

Në fakt, Ramushi ka kapacitet prej lideri të vërtetë që demarkacioni ta shtyej përpara, pa e dëmtuar Kosovën. Rrjedhimisht, edhe çështja e liberalizimit të vizave do të kaloj në fazën finale.

Natyrisht, kemi fatin që kryeministri malazias, Dushko Markoviq, një prej politikanëve më të ndershëm të Ballkanit, së bashku me z. Gjukanoviq, po tregojnë vullnet që në frymen e fqinjësisë të mirë, ta zgjedhin demarkacionin.

Prandaj, po, demarkacioni kalon!