13:58 / E Martë, 22 Qershor 2021 / AR

Koci thotë se PDK e ka kryetar Kadri Veselin, Konventa e 3 korrikut përpjekje për ta shkatërruar partinë

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci, ka dal kundër vendimit të kryesisë së PDK-së për të mbajtur Konventën ku do të zgjedhet kryetari i ri.

Ai në “Facebook”, shkruan se kjo punë e Konventës, nuk është asgjë më shumë së sa përpjekje për ta shkatërruar PDK-në.

Ish deputeti dhe zv-ministri thotë se PDK e ka kryetar Kadri Veselin edhe nëse ai do “gjykohej me vdekje”.

“Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të parties”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton “Indeksonline”.

Postimi i plotë:

Kjo puna e Konventës, nuk është asgjë ma shumë se përpjekje për ta shkatërruar PDK-në! Ide e kujt është,  unë nuk e di, por e di se Partia Demokratike e Kosovës e ka Kadri Veselin për kryetar dhe Enver Hoxhajn zevendesues të tij, edhe nëse ai do “gjykohej me vdekje”!

Ngutia e do kullerave duke dëgjuar do pseudoanalistë të tipit të Baton Haxhiut( qe nuk kanë lënë  sahanë pa lëpirë),  për të zgjedhur kryetarin e PDK-se, është fundi i shkatrrimit të partisë!

Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të partisë.

Mos e përqafononi marrën!