20:15 / E Martë, 06 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Koci: Vendimi për masat ndaj importit të Serbisë i guximshëm, bravo Ramush

Avokati Arianit Koci e mbështetur vendimin e Qeverisë për marrjen e masave ndaj produkteve që vinë nga Serbia.

Koci përmes një shkrimi në facebook ka thënë se vendimi i qeverisë Haradinaj është i guximshëm dhe që mbron interesat nacionale, transmeton Indeksonline.

“Pasi nuk po funksionon karrota, ne duhet të përdorim shkopin”, ka thënë mes të tjerash ai.

Postimi i plotë:

Bravo Ramush!
Jam idhëtar i promovimit dhe avansimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.
Kosovës i duhen miqtë dhe raportet e mira me të gjithë – duke e përfshirë edhe Serbinë.
Por, logjika e marrëdhënieve të mira, duhet të bazohet në reciprocitet.
Serbia deri tani, e ka keqpërdorë çdo mirësi dhe vullnet tanin për fqinjësi të mirë.
Pasi nuk po funksionon karrota, në, duhet ta përdorim shkopin.
Ashtu funksionojnë shtetet.
Prandaj, vendimi i qeverisë që në mallërat serbe të aplikohet taksa prej 10%, është vendim i duhur dhe i guximshëm. Vendim i cili i mbron interesat nacional.
Prandaj, bravo Ramush./Indeksonline/