20:12 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kocijançiç: Hahn po mban në kontakt Thaçin e Vuçiçin, për një zgjidhje për taksën

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç ka thënë se po mban kontakte me presidentin e Kosovës – Hashim Thaçi, si dhe atë serb- Aleksandër Vuçiç, për të qetësuar dhe ulur tensionet sa i përket vendimit  të qeverisë së Kosovës për taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Kocijançiç tha se Komisioneri Evropian, Johanes Hahn, ka ofruar ndihmë  për të gjetur zgjidhje të shpejt dhe praktike sa i përket çështjes tregtare, shkruan Tanjug- transmeton Indeksonline.

E pyetur nga Tanjug, nëse BE-ja synon të marrë ndonjë veprim lidhur me tarifat që ka vendosur Kosova për mallrat serbe, Kocijançiç ka thënë: “Për këtë çështje duhen kontaktet dy palëshe, dhe vendosjen e çështjes në agjenden e përbashkët, të tilla si stabilizimi. Në rastin e Kosovës, takimi i radhës i Këshillit është planifikuar për gjysmën e dytë të dhjetorit”, ka thënë Kocijançiç.

Maja Kocijançiç ka ritheksuar kohët e fundit  se taksat e Kosovës për mallrat nga Serbia BE-së “kërkoi në mënyrë të qartë tërheqjen e tyre.”

“Komisioneri Hahn është në kontakt me të dy udhëheqësit Thaçin dhe Vuçiqin, ata kanë rënë dakord se është nevoja urgjente për të qetësuar dhe të ulen tensionet për interes të gjithë rajonit.”, përfundoi Kocijançiç./Indeksonline/