08:14 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kocijançiq: Dialogu në Bruksel gjithmonë është zhvilluar në bashkëpunim me SHBA-në

Zëdhënësja e Bashkimit Europian, Maja Kocijançiq, ka thënë se dialogu në mes të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian që zhvillohet në Bruksel, gjithmonë e ka pasur mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se ky bashkëpunim i ngishte do të vazhdojë edhe më tejë, njofton Klan Kosova.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur ndërmjetësimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kocijançiq, raporton agjencia e lajmeve serbe Beta, njofton Klan Kosova.

Kjo media serbe gjithashtu ka shkruar për komentet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për atë se Kosova ka mbështetjen e SHBA-së në dialogun me Serbinë në Bruksel.