75 Mall Live Search
11:59 / E Enjte, 14 Maj 2026 / G T

Kodi veshjes ngjyra e bardhë, yjet e Bayernit shkojnë në “partyn” lamtumirës të Leon Goretzkas

Bayern Munchen organizoi mbrëmë një festë lamtumire për Leon Goretzkan, duke sinjalizuar fundin e një epoke për mesfushorin gjerman te klubi bavarez.

Sipas raportimeve, vetë Goretzka kishte zgjedhur temën e eventit si një “White Party”, me të gjithë të ftuarit që u paraqitën të veshur në të bardha, shkruan Indeksonline

Në mbrëmje morën pjesë lojtarët e Bayern Munichut së bashku me partneret e tyre, stafi teknik, punonjës të klubit dhe drejtuesit kryesorë të klubit bavarez.

31-vjeçari në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë, pasi kontrata skadon më 31 qershor të këtij viti./Indeksonline/