21:02 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

Koeman arrin në Barcelonë, gati marrëveshja finale

Ronald Koeman tashmë është në Barcelonë.

Menaxheri ri i klubit blaugran ka fluturuar nga Hollanda dhe që nga kjo pasdite ai tashmë është në kryeqytetin Katalan për të mbyllur detajet e fundit të kontratës së tij.

Nënshkrimi do të bëhet i ditur brenda orëve të ardhshme , përveç një pengesë të papritur, shkruan Indeksonline.

Në Holland largimi i tij në Barcelona ka patur një ndikim të madh  dhe media të ndryshme e konsiderojnë të mbyllur përfshirjen e tij në klubin Blaugrana.

Koeman do të kthehet të negociojë në orët e ardhshme  me drejtuesit e Barcelonës ndërsa pret të arrihet një marrëveshje në të cilën gjithashtu përfshihet  ndarja me federatën Hollandeze.

Trajneri holandez është zgjedhur për të zëvendësuar Quique Setién që u pushua nga puna në mbledhjen e bordit të drejtorëve të mbajtur këtë të hënë , ndërsa sekretari teknik, Eric Abidal, është ndarë sot nga Barcelona.

Bartomeu ka filluar të marrë vendime pas  humbjes së dhimbshme të pësuar në Lisbonë kundër Bayern Munich  dhe në radhë të parë ata kanë ndikuar në strukturën sportive.

Në ditët në vijim priten vendime të forta në lidhje me skuadrën. /IndeksOnline/

https://www.sport.es/es/noticias/barca/koeman-esta-barcelona-8079980?fbclid=IwAR0aqAiVdhopqcpxT2Oc3OdL6vdezCK5_lsAvZ9wJxVcZs5wppLe_4xtElI&jwsource=cl