00:05 / E Martë, 21 Mars 2023 / C E

Koeman e konfirmon lëndimin e De Jong, mesfushori nuk do të grumbullohet me Holandën

Frenkie de Jong nuk do t’i bashkohet Holandës për dy ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

De Jong u ftua nga Ronald Koeman për ndeshjet ndaj Francës dhe Gjibraltarit, por ai tani nuk do t’i bashkohet “Tulipanëve”.

Koeman konfirmoi se mesfushori ka pësuar një lëndim nga “El Clasic” që do t’ia pamundësojë atij të jetë gati për ndeshjet në fjalë.

Sipas mediumit holandez, “De Teleggraaf”, 25-vjeçari do të mungojë dy javë.

Kjo nënkupton se De Jong do t’i mungojë edhe Barcelonës në ndeshjen ndaj Elches, si dhe potencialisht kundër Real Madridit, në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.