11:35 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / Blerim

Koeman flet për të ardhmen e Messit: Nuk jam i sigurt!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka folur për të ardhmen e Lionel Messit.

Ylli argjentinas ka mundësi që do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.

Ai ishte afër të largohej gjatë afatit të verës së vitit 2020, por në fund ndryshoi mendje.

Gjatë një interviste për “The Athletic”-un – Koemani tha se nuk është i sigurt për të ardhmen e Messit.

“Ishte një kohë e vështirë për Lionelin. Ai e pranoi këtë. Messi nuk ishte i lumtur për humbjen e Barcelonës ndaj Bayernit (8-2). Unë shpresoj që ai do të qëndrojë por nuk jam i sigurt!”, u shpreh tekniku holandez.

Për Messin në garë janë futur shumë skuadra, por lufta për t’i siguruar shërbimet e tij do të fillojë midis dy klubeve; Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germainit./IndeksOnline/