08:34 / E Diele, 13 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koeman komenton miqësoren: Fjalë të mira për dy futbollistë, ka diçka edhe për Messin

Trajneri, Roland Koeman ka komentuar ndeshjen e djeshme ndaj Nastic de Tarragona që ishte e karakterit miqësor.

Ai nuk foli shumë për ndeshje, por tha se ishte një test i rëndësishëm për futbollistët e tij, shkruan IndeksOnline

Ndonëse takimi u mbyll në të mirë të Barçës në 3:1, Koeman lavdëroi dy futbollistët e ti të rinj, Pedri dhe Trincao, gjithashtu ai foli edhe për Leo Messin.

“Pedri, është një talent i madh. Ai është 17 vjeç dhe një nënshkrim kaq i rëndësishëm për të ardhmen tonë.“Ai është stërvitur me ne dhe ka cilësinë për të luajtur, kështu që do të shohim se sa mund të marrë pjesë.

“Më pëlqente Trincao pozitivisht, herë duke hyrë brenda dhe herë duke dalë jashtë. Ai ka cilësi dhe duhet t’i përshtatet shpejtësisë dhe ritmit. Ai është një nënshkrim i shkëlqyeshëm”.

Lionel Messi zhvilloi vetëm 45 minuta

“Messi ka treguar të njëjtën frymë si ditën e parë. Ai po stërvitet mirë dhe bëri të njëjtën gjë në ditën tonë të pushimit.

“Ai e di që duhet të përmirësohet fizikisht, si të gjithë, por cilësia e tij flet vetë”, përfundoi tekniku, Koeman.