14:03 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Koeman ndërpret konferencën, pati sërish gjakderdhje nga hunda!

Ronald Koemani është larguar nga konferenca dhe kjo ishte hera e dytë brenda pak ditësh.

Holandezi 57-vjeçar e ndërpreu bisedën me gazetarët për shkak se pati gjakderdhje nga hunda, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Barcelonës ka probleme me zemrën, prandaj brenda pak ditësh dy herë u detyrua ta ndërpreste konferencën për shkak të gjakderdhjeve nga hunda.