21:40 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koeman sqaron situatën me Puigin: I rekomandoj atij të shkoj në huazim!

Trajneri i Barcelonës, Roland Koeman pas ndeshjes mes Elchen, ka dal në konferencë për media.

Ai ka folur edhe për situatën e super talentit, Riqui Puigi, transmeton Indeksonline.

Koeman tha se i rekomandon Puigit që të shkoj në huazim, pasi duhet të fitoj më shumë minuta.

“Nuk është e vërtetë që unë nuk i besoj. Unë fola me të dje. Unë flas me të rinjtë, ata duhet të luajnë. Ata nuk duhet të jenë pa minuta. Ai, Aleñà, Pedri … Unë i kam thënë atij se është e komplikuar dhe se ka shumë konkurrencë . Por asgjë më shumë. Unë i kam thënë që ai ka një të ardhme këtu, por kjo varet nga lojtari. Unë do të rekomandoja që ai të shkonte në huazim. Në moshën 20 vjeç, të rinjtë duhet të luajnë. Ata nuk mund të jenë të papunë për një kohë”, u shprehë tekniku holandez./Indeksonline/