75 Mall Live Search
08:02 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Koenigsegg afër ta lë prapa Bugattin, synon thyerje e rekordit për shpejtësi

Vetura e parë që arriti shpejtësin më shumë se 400 km në orë ishte Bugatti me modelin e saj Chiron Super Sport.

Mirëpo siç duket rekordi i kësaj veture është afër të thehet.

Së bashku me Hennessy Venom F5 e Tuatara edhe Koenigsegg dëshiron të thyejë barrierën e +300 km/h me modelin e saj Jesko, i cili ashtu sikurse Bugatti, arrin shpejtësinë prej 482.8 km/orë.

Sipas një raportimi të ri nga ‘The Supercar Blog’, Jesko mund të jetë edhe më i shpejtë se kaq, ndërsa Koenigsegg tashmë është duke punuar për një version i cili do të thyejë të gjitha rekordet e shpejtësisë.

Koenigsegg do të prezantojë kerrin e quajtur Mission 500 në panairin e kerreve në Gjenevë.

Koenigsegg Mission 500 do të arrijë shpejtësinë maksimale prej 500 kilometrash në orë.