75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 16 Janar 2025 / G T

Koha e mirë, Drita nis menjëherë stërvitjet në Antali

Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita FC ka filluar stërvitjet në Antalia të Turqisë për t’u përgatitur për fazën tjetër të kampionatit.

Klubi nga Gjilani e mbylli sezonin vjeshtor duke kryesuar tabelën, shkruan Indeksonline

Koha e mirë në Antali ka bërë që skuadra e Zekirija Ramadanit të paraqiten menjëherë në stërvitje.

Përmes rrjeteve sociale, Drita ka zbuluar edhe kundërshtarët në ndeshjet miqësore.

Me 18 janar, Drita luan ndaj Jetisy nga Kazakistani.

Më 22 janar, Drita luan ndaj Arkadakut nga Turkmenistani.

Më 23 janar, Drita luan ndaj Iberias nga Gjeorgjia.

Më 26 janar, Drita luan ndaj Chernomoretsit nga Ukraina.

Dhe më 27 janar, Drita luan ndaj Kspest Honvedit nga Hungaria.