21:50 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / MSH

Koha ka ndaluar për ish-modelen bukuroshe

“Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj”, shkruan Cindy Crawford, teksa pozoi para tortës së ditëlindjes, duke fryrë qirinjtë. Modelja, e cila mbushi 56 vjeç, postoi disa imazhe nga festa në rrjetet sociale dhe në mbishkrimin e tyre, u shpreh mbi karrierën e saj, si dhe dha disa këshilla.

“Qesh sa më shumë! Sa më shumë që të jetë e mundur. Tregojini gjithmonë pjesën më të vërtetë tuajën njerëzve që doni – ia vlen. Ji mirënjohës… Jeta është një bekim!”, shkroi Cranwford.

Cindy Crawford Hair Is Trending With TikTok Trying To Recreate Her '90s  Mane | Glamour UK

Bukuroshja e martuar me Rande Gerber, u shfaq mahnitëse në ditëlindjen e saj, e veshur me një fustan të zi dhe me bizhuteri të çmuara, duke pozuar shumë e lumtur para tortës.

Ndër të tjera, duke kthyer kokën pas në jetën dhe sukseset e saj, ajo shkroi se çfarë do t’i thoshte Cindy-t të para shumë viteve.

“Do t’i thosha të jetë më e sjellshme me veten, të trajtojë veten ashtu siç i trajton miqtë e saj. Të gjithë nervozohen në situata të reja dhe ndonjëherë duhet të pretendosh derisa t’ia dalësh. Do t’i thosha gjithashtu të mos ketë frikë të tallet me veten – të kërcejë, të këndojë etj. – edhe nëse ajo nuk është e mirë për këtë gjë. Qeshni sa më shumë”. 

Cindy Crawford on Meaningful Beauty's New Age-Proof Hair Care and Her  Favorite Model Memories | Vanity Fair

E nëse ky është sekreti i sharmit të saj të përjetshëm, ia vlen të ndiqni këshillat e modeles.