13:37 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / LB

Kohë paradoksesh në shekullin njëzet e një


Shkruan: Kushtrim Gashi

Jetojmë në një kohë ku mund të shkojmë në Hënë, por nuk i vizitojmë dot të afërmit;

Ku dashuria më shumë shprehet në rrjetet sociale se sa në jetën reale;

Ku një foto ‘belfie’ merre me tepër like se sa një foto duke lexuar;

Ku lajmet për femrat e zhveshura kanë me shumë klikime se sa lajmet për bamirësi e humanitet;

Ku femrat bëhen të famshme për shkak të ndjekësve në instagram e facebook;

Ku te humbasësh telefonin është me keq se sa të humbasësh dinjitetin;

Ku shkohet në banjo, jo për te kryer nevojat personale, por për të bërë foto ‘profesionale’;

Ku jeta e një qeni apo mace është me e rëndësishme se sa jeta e një njeriu;

Ku më shumë përkujdesen për xhepat e pacientëve se sa për shëndetin e tyre;

Ku spitalet me shumë janë shndërruar në qendra tregtare se sa qendra për kurimin e shëndetit publik;

Ku universitetet janë shndërruar në qendra për tregtimin e titujve dhe diplomave;

Ku ata që paguajnë më shumë për tituj e diploma rekrutohen nëpër vende pune, ndërsa ata qe nuk paguajnë për to bredhin rrugëve;

Ku papunësia është një plagë që po vret sepse punësimi po konsiderohet luks;

Ku del në qytet dhe nuk e di a je në plazh apo je në shesh;

Ku shamia konsiderohet primitivizim, ndërsa lakuriqësia cilivizim;

Ku prindërit nuk kanë kohë për fëmijët e tyre sepse janë të zënë me video në TikTok;

Ku kemi shtëpi të mëdha, por nuk kemi vend për prinderit tanë;

Ku jeta është bërë publike sepse gjithçka postohet në rrjete sociale, e privatësia ka humbur;

Ku njerëzit me shumë frikësohen nga ‘kriminelet’ se sa nga Krijuesi i tyre;

Ku vrasësi nuk e di pse ka vrarë e as i vrari pse është vrarë;

Ku drejtësia nuk kërcënon me ligjin e arsyes, por kërcënon me “ligjin e korrupsionit”;

Ku pandemitë e krizat ekonomike, vijnë njëra pas tjetrës;

Ku politikanet nuk lehtēsojnë jetën e qytetarëve, por duke e lehtësuar jetën e tyre ua vështirësojnë jetën e qytetarëve;

Ku shteti në vend se ta lufton korrupsionin, e legjitimon atë, pikërisht me mekanizmat që ka krijuar për të luftuar;

Ku ‘kleptokracia’ promovohet si mënyrë e të jetuarit në demokracinë formale;

Ku politikanët pasurohen brenda natës, kurse qytetarët bredhin rrugëve të botës;

Ku mediet, në vend që të jenë makth për politikanet, politikanet janë makth për mediet;

Ku mëditjet e politikanëve janë më të mëdha se pagat vjetore të qytetarëve;

Ku më shumë subvencionohet një bagëti se sa një fëmijë;

Ku politikanet e pasur vendosin për kursimet (trustin) e qytetarëve te varfër;

Ku në politikë me rrogën që merrë i “bënë milionat”, kurse me të njëjtën rrogë jashtë politikes s’mund ta kalosh as muajin;

Ku për tu punësuar kriter është partia dhe familja, e jo dija dhe profesionalizmi;

Ku kriteri i vetëm për tu punësuar një femër nuk është dija, po bukuria;

Ku njerëzit mbulojnë zbrazëtirat e shpirtit me pamjen e jashtme;

Ku veturat dhe rrobat përcaktojnë peshen dhe vlerën e një personi;

Ku shokët i ke pranë kur i fton në gosti, ndërsa humbasin kur gjendesh në vështirësi;

Ku te pasurit po bëhen gjithnjë e me të pasur, ndërsa të varfërit gjithnjë e me të varfër;

Ku tentohet të shitet si vlerë lagjja ku jeton dhe jo mënyra e krijimit të asaj jetese;

Ku segregacioni i lagjeve përcaktohet si vlerë që duhet promovuar;

Ku miqësia virtuale është me e rëndësishme se sa miqësia reale;

Ku të kesh para është me e rëndësishme se sa te kesh dije e dinjitet;

Ku “moda” e të jetuarit në Dubai na paraqitet si nivel kulturorë;

Ku ndershmëria dhe sinqeriteti vlerësohet me këndvështrimin e egersisë.