KOK-u paralajmëron Komunat e Kosovës: Rriteni buxhetin ose shumë klube rrezikojnë shuarjen
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 12-të, të mbajtur të hënën, ndër pikat e shumta të Rendit të Ditës, diskutoi edhe për gjendjen e klubeve në Kosovë.
BE i KOK-ut konstatoi se klubet në Kosovë kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.
Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kërkoi nga Komunat e Kosovës të rrisin më shumë buxhetin për klubet sportive.
Po ashtu, Bordi Ekzekutiv formoi një grup punues, i cili do të takohet me të gjithë kryetarët e Komunave, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalim të kësaj situate.