13:51 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

KOK-u përzgjedh 10 sportistë që do të përfitojnë bursa

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, që do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike dhe Paraolimpike nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren nr.03/2013.

Bordi u bazua në rezultatet e sportistëve të arritura gjatë vitit 2017 në vend dhe në arenën ndërkombëtare dhe sipas Rregullores nr. 03/2013 rekomandon MKRS-në për dhënie të bursave.

Sportistët do të përfitojnë nga 150 euro në muaj, gjatë tërë vitit 2018, njofton KOK-u.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa si shpresa olimpike 2018:

  1. Laura Fazliu – Xhudo
  2. Shpat Zekaj – Xhudo
  3. Yll Cenaj – Karate
  4. Drilon Syla – Mundje
  5. Shpejtim Bajoku – Boks
  6. Erdonis Maliqi – Boks
  7. Faton Shurdhaj – Skitari
  8. Leart Osmanaj – Atletikë
  9. Kreshnik Mahmuti – Pingpong
  10. Drenis Mala – Shigjetari