13:26 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Koka e derrit dhe tre kryqe në fushë, kërcënohet skuadra e njohur italiane

Policia italiane është duke u marrë më nje kërcënim serioz ndaj skuadrës së njohur italiane, Livorno. Në stadiumin e skuadrës “Armando Picchi” dikush ka vendosur simbole kërcënuese ndaj Livornos.

Tre kryqë dhe një kokë e prerë e derrit janë vendosur në stadium si alarm kërcënues.

Pakënaqësia e tifozëve ka të bëj me transferimin e aksioneve të skuadrës nga familja Spinelli në një grup partnerësh të cilët kanë bërë lëmsh skuadrën duke mos investuar fare./Indeksonline/