13:04 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kolegji “Fama” siguron punësim në Gjermani për studentët e vet

Kolegji Fama ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Deusche Personal, plan për punësimin e të diplomuarve të Kolegjit Fama në programet e Shkencave Mjekësore (Infermieri, Mami, Stomatologji Loborant Mjekësor dhe Loborant Dentar), njofton ‘Gazeta Blic’.

Marrëveshja e arritur në mes Kolegjit Fama dhe Deusche Personal, parasheh arritjen e këtyre objektivave:

-Sigurimin e vendeve të punës në Gjermani, për kandidatët e Kolegjit Fama, në përputhje me përgatitjen e tyre profesionale

-Sigurimi i akomodimit në Gjermani për kandidatët e punësuar

-Sigurimi i intership (punës praktike)  në kompanitë gjermane për studentët e shkencave Mjekësore të Kolegjit Fama

-Përgatitja e studentëve të Kolegjit Fama në njohje të gjuhës gjermane deri në nivelin B1.

Temat: