15:47 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Koleksioni i çantave të Georgina Rodriguez, më e shtrenjta kushton 29,000 euro

Pas premierës së sezonit të dytë të serialit të saj të realitetit, ‘Unë jam Georgina’, Georgina Rodriguez është sërish kryefjalë e mediave. Tashmë ajo po përflitet për koleksionin e çantave të saj. Partnerja e Cristiano Ronaldos, ka treguar koleksionin e çantave dhe duhet pranuar se na lanë me gojë hapur.

“Unë e dua Louis Vuitton, e dua Inditex, e dua Nike, e dua Decathlon! I dua të gjitha markat”, ka komentuar ajo.

“Unë kam 150 çanta.”

Këto janë dy nga frazat që tregojnë pasionin e saj për një nga aksesorët më të domosdoshëm dhe më të kërkuar të modës.

Më e shtrenjta kushton 29 mijë euro

Ndër pjesët më të kërkuara në koleksionin e saj është modeli Birkin nga Hermes në të kuqe. Ajo vlen 29.000 euro dhe është prej lëkure krokodili. Vlen të theksohet se ky model nuk është më në shitje, gjë që ka shënuar rritje të vlerës ndër vite.

Pranë modelit Birkin, është Kelly gjithashtu në lëkurë krokodili dhe me një çmim rreth 16.000 euro, më pas vjen një çantë mini Prada në të bardhë 2400 euro.

Është e qartë se marrëdhënia e Georgina me çantat është diçka për të privilegjuarit dhe vlen të përmendet se modelja zotëron edhe çantën më të shtrenjtë në botë: Diamond Himalaya luksoze nga Hermes.