22:23 / E Premte, 10 Qershor 2022 / OSH

Kolera ka shpërthyer në Mariupol, thotë zyrtari ukrainas

Gjatë ditës së sotme u raportua mbi situatën në Mariupolit, nga ku zyrtarët ukrainas paralajmëruan se kushtet atje po përkeqësohen dhe njerëzit janë në rrezik të sëmundjeve.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boychenko – i cili nuk është në Mariupol, por jeton në një territor të kontrolluar nga Ukraina – vlerëson se disa banorë mund të jenë të sëmurë dhe ky numër pritet të rritet.

“Kolera, dizenteria dhe sëmundje të tjera infektive janë tashmë në qytet, por ata [autoritetet e okupimit] po e fshehin atë”, tha Boychenko. “Qyteti është mbyllur për karantinë. Askush nuk lejohet të hyjë dhe të dalë”.

“Ky është një infeksion. Përhapet shumë shpejt. Nuk ka asnjë mënyrë për ta menaxhuar. Pa mjekë, pa spitale për sëmundjet infektive. Ata kanë shkatërruar një spital të tillë në qytetin tonë, duke përfshirë të gjitha pajisjet. Na kanë vrarë mjekët. Kjo luftë infektive mund të marrë mijëra jetë”.

Sipas tij, nuk ka raste të dokumentuara të të sëmurëve nga kolera që trajtohen në spitalin e qytetit, pasi nuk ka akses në spital.

Megjithatë, Boychenko është i bindur se ka prova të mjaftueshme për një shpërthim kolere në Mariupol.