22:37 / E Mërkurë, 27 Tetor 2021 / C E

‘Kollaj’ me Barcelonën, Bayerni turpërohet nga Monchengladbachi

Bayern Munchen ka pësuar njërën nga humbjet më të thella në histori.

Bavarezët janë mposhtur 5-0 nga Borusia Monchengladbach në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë.

Një gol i Kone dhe nga dy të Bensebaini (15’ & 21’) dhe të Embolos (51’ & 58’) ia shkaktuan Bayernit humbjen që do ta shkruaj në histori.

Skuadra më e madhe gjermane njihet për fitore me rezultate të thella, por asnjëherë me humbje të tilla edhe kur për kundërshtar ka pasur ekipe të mëdha. /IndeksOnline/