13:37 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kololli e Voca nisen drejt Kosovës

Ka nisur grumbullimi i futbollistëve të Kosovës për dy ndeshjet e radhës dhe kjo kundër Gjibraltarit dhe kundër Malit të Zi.

Benjamin Kololli dhe Idriz Voca kanë udhëtuar nga Zurichu në aeroportin e Prishtinës për t’iu bashkuar Kombëtares.

Voca ishte i ftuar edhe në shtator, derisa Kololli ka pasur probleme fizike. /IndeksOnline/