18:23 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Kololli kalon parashikimet, i gatshëm të luaj kundër Zhegrovës

Skuadra e Zurichut, kishte njoftuar që mesfushori Benjamin Kololli do të jetë jashtë fushës për disa javë.

Megjithatë lëndimi i tij në këmbën e majtë ka shkuar më mirë se që ishte parashikuar dhe 26 vjeçari pritet të kthehet shumë shpejt.

“Ndjehem më mirë. Shpresoj që të luaj 15-20 minuta të premten me Luganon dhe pastaj të jem gati për 90 minuta kundër Baselit në gjysmëfinale të Kupës” deklaroi Kololli për Indeksonline.

Ndeshjen e fundit ai e ka zhvilluar me Kosovën kundër Bullgarisë, ku për shkak të lëndimit u desht të zëvendësohej në pjesën e dytë. /Indeksonline/