20:20 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Kololli rikthehet nga lëndimi, luan në barazimin e Zurich

Benjamin Kololli është rikthyer nga lëndimi.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës luajti 30 minuta në barazimin e Zurich 1 me 1 ndaj Lausannes, shkruan IndeksOnline.

Kololli s’kishte luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.

Kujtojmë që ylli kosovar është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për ndeshjet e Kosovës në muajin mars./IndeksOnline/