22:49 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kololli shënon për Zurich, por i ndodhë diçka e papritur gjatë festës

Benjamin Kololli e ka shënuar golin e epërsisë për FC Zurich kundër AEK Larnacas.

Mbrojtësi kosovar shënoi gol në minutën e 61-të në ndeshjen e cila po zhvillohet në kuadër të Europa Leagues.

Kolollit iu besua të gjuante nga pika e bardhë dhe ai këtë e bëri më së miri, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, pas festimit të golit, Kololli u gjendë një një situatë mjaft të vështirë.

Duke shkuar drejt tifozëve në tribuna, Kololli u rrëzua duke marrë vëmendjen e të gjithëve në stadium.

Por, pak rëndësi ka kjo – e rëndësishme është që Kololli ishte heroi i skuadrës së tij sonte./IndeksOnline/