16:21 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Kolona në Merdare, mërgimtarët po presin deri në tri orë

Mërgimtarët në dalje të pikës kufitare Merdarë janë duke pritur gjatë.

Edhe sot, kur temperaturat janë në minus, ata po presin deri në tri orë për të dalë nga kjo pikë kufitare, transmeton Indeksonline.

Duke u bazuar në të dhënat e Qendres Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë vendkalim është 120 minuta deri në 180.

Ndërsa, në hyrje është pesë deri në dhjetë minuta, transmeton Indeksonline.

Kurse, në pikat kufitare tjera, pritjet dhe daljet, janë të vogla.

Kurse, kolonat në Merdare janë 350 deri në 500 metra.

Këto ditë kur bashkatdhetarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë, ka pasur raste kur kanë pritur deri në gjashtë orë./Indeksonline/