16:03 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Kolona të gjata në kufirin Hungari- Serbi, shumë mërgimtarë ja mësyjnë Kosovës

Sot, gjatë ditës janë krijuar kolona të gjata në kufirin Hungari- Serbi, më konkretisht në Horgosh, pika kryesore kufitare të cilën e përdorin kosovarët për të ardhur në atdhe.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, shihen shumë vetura duke pritur radhen.

Shumica nga kosovarët që jetojnë në Gjermani dhe Austri e përdorin këtë kufi.

Vlen të përmendim faktin se për dallim nga vitet e kaluara, këtë herë shumë mërgimtarë kanë anuluar pushimet e tyre për në Kosovë, kjo për shkak të pandemisë Covid-19. /IndeksOnline/