17:36 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në kufirin me Maqedoninë (Foto)

Kolona të gjata të veturave janë krijuar në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Sipas një lexuesi të Indeksonline këto kolona janë shkaktuar nga policia maqedonase, ngase në kufi po punon vetëm një sportel për kontrolle të dokumenteve.

Në fotografitë e dërguara nga ky lexues, shihen vetura të shumta duke pritur në radhë, përderisa përveç një sporteli të gjitha kanë mbishkrimin “X”./Indeksonline/