19:43 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Shqipëri, 5 orë pritje për pushuesit kosovarë (Foto)

Qytetarë të shumtë kosovarë, të cilët ia kanë mësy Shqipërisë për pushime, janë duke pritur me orë të tëra andej kufirit.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje nga rruga Milot-Shkodër, ku shihet se 4 korsitë janë bllokuar dhe se numër i madh i qytetarëve të Kosovës janë duke u përballur me pritje të gjata deri në pesë orë.

Nuk dihet arsyeja e bllokimit të kësaj rruge, mirëpo sipas këtij lexuesi, nga Shkodra e deri aty, është një bllokim total i rrugës.

Ndryshe, numri më i madh i kosovarëve gjatë verës zgjedhin Shqipërinë për pushime./Indeksonline/