21:15 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar në Muçibabë (Foto)

Pritjet dhe kolonat e gjata po vazhdojnë nëpër kufijtë e Kosovës.

Sipas pamjeve të dërguara nga lexues të Indeksonline, shihen kolonat e gjata të krijuara në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë.

Sipas tyre, ata po presin gjatë për të dalë nga Kosova pasi kolonat janë krijuar deri në 2 kilometra.

Ndërsa, sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar pritetje në këtë pikë kufitare janë të gjata deri në 1 orë.

Kolona të gjata janë krijuar edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po detyrohen të presin deri në 1 orë e gjysmë për të dalë nga Kosova, ndërsa në Merdare deri në 1orë.

Ndryshe, bashkatdhetarët përballen çdo herë me pritjet e gjata gjatë sezonit veror../Indeksonline/