75 Mall Live Search
21:48 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

Kolona të gjata në rrugën Prizren-Prevallë, sonte nuk pritet të hapet kjo rrugë (Pamje)

Indeksonline më herët ka raportuar se është mbyllur rruga Prizren-Prevallë, si pasojë e shembjes masive të dheut dhe gurëve te tuneli i parë.

Indeksonline ka siguruar pamje teksa shihen kolona të gjata të veturave.

Policia për Rajonin e Prizrenit ka njoftuar se sonte kjo rrugë nuk mund të hapet, andaj apelojnë që të shfrytëzohen rrugë alternative për Prevallë dhe Brezovicë.

“Ju njoftojme se rreth ores 18:20 eshte pranuar informata se ka shembje masive te dheut dhe gurëve te tuneli i parë  te rruges Prizren-Reqan.

Ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e policise dhe ekipet e emergjencës dhe jane duke u marre me rastin.

Informojmë qytetarët qe kjo rruge do te jete e mbyllur deri ne njoftimin tjetër, andaj me mirëkuptim kerkojme qe te shfrytezohen rrugë alternative tjera per Prevalle dhe Brezovicë“, thuhet në njoftim./Indeksonline/