19:03 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / AR

Bllokohet rruga Prizren-Prevallë, u shemb një pjesë e malit

Te tuneli i parë në rrugën Prizren-Prevallë është shembur një pjesë e malit.

Si pasojë e kësaj, rruga është bllokuar, raporton Indeksonline.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Indeksonline konfirmoi se njësitet policore tashmë kanë dalur në vendin e ngjarjes.