15:27 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kolona të gjata në Veternik (Foto)

Kolona të gjata janë krijuar në Veternik dhe në hyrje të Prishtinës nga numri i madh i veturave që ia kanë mësyrë kryeqytetit.

Në fotografitë e dërguara nga lexuesit për Indeksonline shihet se ka fluks të automjeteve që vijnë nga autostrada e Pejës dhe ajo në drejtim të Shkupit.

Për të hyrë në Prishtinë, qytetarët duhet të presin në kolonë deri në gjysmë ore. /Indeksonline/