09:41 / E Premte, 21 Korrik 2023 / S Z

Kolona të gjata tek Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët të cilët ia kanë mësyrë Kosovës për pushime, u duhet të presin deri në tri orë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, mëngjesin e sotëm janë krijuar pritje të gjata në piken kufitare Dheu i Bardhë dhe se kolona e veturave të cilat po presin të hyjnë në Kosovë, ka arritur deri në 3 mijë metra.

Ndërkaq në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta./Indeksonline/