11:59 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / A. M.

Kolonat e gjata/ Deputeti Hyseni jep një propozim për zgjidhjen e rrugës Prishtinë-Podujevë

Deputeti i Lëvizjes  “Vetëvendosje”, Driton Hyseni është deklaruar rreth pritjeve të gjata që po bëhen në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Sipas tij, një alternativë tjetër për sigurinë në trafik do të ishte zgjidhje, qoftë mbikalim, nënkalim apo gjithashtu edhe përshpejtimi i zgjerimit të rrugës.

No description available.

Postimi i plotë:

Në Kuvend për vijat e sinjalistikës horizontale me efekt vibrues të vendosura në Besi që janë duke shkaktuar ngarkesa të mëdha në trafik, pritje të gjata, lodhje e nervozë në rrugën Podujevë – Prishtinë!

Një alternativë tjetër për sigurinë në trafik do të ishte zgjidhje, qoftë mbikalim, nënkalim apo gjithashtu edhe përshpejtimi i zgjerimit të rrugës. Kjo do të eleminonte faktin që secili që e shfrytëzon këtë segment t’i ekspozohet kolonave të gjata e të humbë shumë kohë, për 30 km rrugë deri në një orë e gjysmë, shto këtu edhe shpenzimet shtesë!