75 Mall Live Search
10:45 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kolonë në Merdarë, pritje deri në 4 orë

Të dhënat e fundit të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit tregojnë kolonë të gjatë në pikat kufitare me Serbinë sidomos në Merdarë.

Në ora 9:20 kolona në këtë pikë kufitare ka arritur në 1200-1600 metra në hyrje të Kosovës ndërsa pritjet janë deri në 4 orë. Kurse në dalje pritjet janë 5-10 minuta, shkruan Insajderi.

Ndërkaq në Mutivodë kolona është 300-400 metra në hyrje pritjet deri në një orë.

Temat: