13:38 / E Martë, 29 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kolumbia bëhet blu, afro 400 mijë kolumbianë e shkarkojnë dokumentarin e Evertonit

Transferimi i James Rodriguezit këtë sezon dhe i Yerri Minasi sezonin e kaluar, e ka rritur popullaritetin e Evertonit në Kolumbi.

Siç raportojnë mediat, 375 mijë persona në Bogota të Kolumbisë e kanë shkarkuar dokumentarin e Evertonit “Spirit of the blues” brenda 24-orëve, transmeton Indeksonline.

Në Kolumbi, për çdo javë ndeshjet e Evertonit janë më të shikuara. Popullariteti i Jamesit është rritur tej mase që nga transferimi i tij në Angli.

Performancat e tij fantastike kanë bërë që vëmendja, jo vetëm në Kolumbi, të kthehet nga Evertoni./Indeksonline/