Kombëtarja e Kongos arrin në SHBA Botëror pas përfundimit të izolimit shkaku i ebolës
Kombëtarja e Kongos ka arritur në SHBA për Botëror.
Delegacioni i “Leopardëve”, ndaj të cilit autoritetet amerikane e kishin vendosur një periudhë izolimi 21-ditore përpara hyrjes në territorin amerikan, mbërriti në Houston nga Parisi rreth orës 14:30 sipas kohës lokale.
Pas procedurave në aeroport, skuadra u hyri në tokën amerikane pa asnjë problem
Kjo është paraqitje e tyre e parë në Botëror si Kongo, mirëpo kanë qenë dhe më parë në vitin 1974 por si Zaire.
Kujtojmë se Kongo, do të luaj ndeshjen e tyre të parë në Botëror ndaj Portugalisë, të mërkurën në Houston./IndeksOnline/

