13:47 / E Enjte, 30 Maj 2024 / AR

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët në kualifikueset e Kampionatit Evropian

Shorti i hedhur ditën e sotme në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës e ka pozicionuar Kosovën në Grupin 10 .

Dardanët do të kenë punë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë në grupin 10.

Të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

10 vendet e para të çdo grupi do të kalojnë menjëherë në finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit, ndërsa tetë vendet e dyta më të mira do të shkojnë në “Play-Off” ku do të luajnë shanset për t’u kualifikuar në finalet e Evropianit të Futsallit.

Ndeshjet e raundit play-off do të luhen në datat 15-24 shtator 2025, ndërsa finalet e Kampionatit Evropian të Futsallit do të organizohen nga Letonia dhe Lituania në periudhën 18 janar – 8 shkurt 2026.