08:03 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kombinim modern dhe i përsosur për secilën ditë

37-vjeçarja e famshme gjithë dukjen e ka plotësuar me kaçurrele të këndshme dhe me buzëkuq të pakohshëm e cila është gjithmonë ide e shkëlqyeshme.

Aktorja Jessica Alba ka vizituar një dyqan në Los Angeles për t’ia dorëzuar fitueses bursën për studim prej 50.000 dollarësh dhe për t’ia dhuruar paratë një organizate humanitare.

Bukuroshja e Hollywoodit për atë rast ka zgjedhur veshje shumë të thjeshtë dhe të rehatshme, mirëpo edhe shumë efektive.

“Mom jeans” e popullarizuar, Jessica, ka kombinuar fanellën e thjeshtë të bardhë me pallton e gjatë ngjyrë të kuqe dhe këpucët shumë të popullarizuara ngjyrë retro të bardhë.

Pas një kohe të gjatë këpucët e bardha kanë përjetuar kthim të madh në skenën e modës, meçka dëshmojnë edhe adhuruesit e shumtë të modës, të cilët nuk kanë mundur t’i rezistojnë këtij trendi.