08:06 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / Blerim

Kombinime për punë, inspiruar nga Victoria Beckham

Victoria Beckham, jo më kot e konsideruar si ikonë mode, ia del gjithnjë të sjellë kombinimin e saktë. Gjëra të thjeshta, bazike veshur në mënyrë elegante. Çfarë duam të dimë ne?! Çfarë do të na sugjeronte Victoria të vishnim për punë?!

4 kombinime të përditshme por chic, frymëzuar nga Victoria

1. Këmishë + bluzë me jakë V 

Sado shpesh ta përsërisni, ky look nuk ka asgjë të mërzitshme. Veshja klasike është mjaftueshëm interesante për në zyrë dhe jashtë saj.

4 kombinime të përditshme por chic, frymëzuar nga Victoria

2. Pulovër me vija+ xhinse të gjera

Victoria është mjeshtre në zgjedhjen e xhinseve, prandaj bëni mirë të mbani shënime.

4 kombinime të përditshme por chic, frymëzuar nga Victoria

3. Një kostum të trikotuar

E vishni bashkë dhe në ditë të tjera e kombinoni veç e veç. 

4 kombinime të përditshme por chic, frymëzuar nga Victoria

4. Xhinse + golf oversize

Kombinimi tipik dimëror që mund ta bënim çdo ditë me shumë dëshirë!