13:22 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Kombinime të veshjeve për femra të guximshme në stil (Foto)

Sindi Gjoshe është vetëm 18 vjeçe, por pasionin e saj për modelingun e ka nisur rreth katër vite më parë.

Ajo vjen për herë të parë në revistën Living, si përfaqësuese e agjencisë “Grace Models”, ndërkohë që numëron mjaft eksperienca rreth kësaj fushe në Azi dhe në Europë.

Në këtë editorial, Sindi vjen si vajza e arrirë në jetë, që ka gjithçka që i duhet: pasionin, bukurinë dhe dëshirën për të jetuar çdo çast. Por, ajo kërkon të eksplorojë vende të reja, të njihet me njerëz e zakone dhe njëkohësisht, të mbërthejë fort të tashmen.

Më ço larg, kudo… thjesht të largohem diku.

Temat: