07:35 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kombinoni fustanin e zi me këto aksesorë (Foto)

Si vishet një fustan i zi ne verë? Dilema me e mëdha e femrave për muajt e verës. Po sepse ngjyra e zeze ne muajt me te nxehte te vitit nuk është me e preferuara përkundrazi mbetet ne gardërobë për tu rikthyer përsëri ne muajt e vjeshtës dhe te dimrit. Por kur behet fjale për një fustan te zi atëherë ai është një evergreen madje edhe kur behet fjale për verën. Ne te vërtet fustani i zi është veshja me e dashur nga it girl dhe socilate. Por si ta kombinoni bukur dhe ne mënyrë te freskët? Sigurisht qe me shkëlqimin e aksesoreve te duhur për ti dhënë freskinë e verës. Kështu ja disa ide te bukura nga te cilat mund te merrni frymëzim dhe ti replikoni me fustanin tuaj te zi.

1. Fustani i zi i thjeshte. Fustani i thjeshte i zi është versioni all day long për ne verë. Është i freskët dhe mund te vishet ne mënyrë shume komode me pantofla ne ngjyre metalike gold, një çante tote me vija për ta përdorur qoftë ne plazh ashtu edhe ne qytet. Ndërsa për sa i përket aksesoreve te vegjël preferoni një varëse ne forme palme te mbushur me mikro kristale me ngjyra sepse ne këtë mënyrë do ti jepni look-ut tuaj menjëherë një pamje me te freskët.

2. Fustani i shkurtër prej lëkurë. Nëse jeni femër rock qe edhe ne stinën e verës nuk dëshironi te hiqni dore nga një veshje ne këtë stil atëherë mund te preferoni te vishni një fustan te zi te shkurtër prej lëkure dhe ta kombinoni me aksesor strong me ngjyra ne kontrast dhe me linja gjeometrike. preferoni te vishni një pale pantofla mules te dekoruara me perle dhe një çante ne forme koshi ne ngjyre te kuqe qershie.

 

3. Fustani i zi prej tyli. Femëror, sensual dhe shume shik është pikërisht fustani i zi prej tyli i cili shpreh gjithmonë elegance ne versionin e eventeve. Për tu mbajtur dhe kombinuar me aksesor me shkëlqim si për shembull një pale sandale metalike ne ngjyre te arte me rripa, një çante te vogël dore mbase ne një ngjyre tjetër ne kontrast dhe një varëse për ta kombinuar me ngjyrën e çantës. Sigurisht një fustan i zi prej tyli nuk mund te vishet gjate ditës kështu mund te luani sipas dëshirës me kombinime te tjera te mundshme. Por kujdes te mos e teproni sepse ne te kundërt do te keni një efekt krejt tjetër.

Temat: