19:44 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Komentatorët e çmendur të futbollit në basketboll [Video]

Komentatorët e futbollit janë tifozët më të çmendurit pas sportit që duan e sidomos kur ata komentojnë klubin e që përkrahin. Këta komentatorë njihen për fanatizmin dhe kur kalojnë në gjendje transi pas golit që shënohët nga klubi që përkrahin – apo në rastet kur komentojnë ndeshje të rëndësisshme – zhurma që shkaktojnë tejkalon situatën normale.Kemi dëgjuar shumë shpesh komentatorë nga Italia, Spanja, Egjipti, etj, kur festojnë golat e ë shënuar duke përsëritur dhjetra herë fjalën “gol” apo kur qajnë.

Në rrjetet sociale është postuar një video me momentet më të mira në NBA, kur janë shënuar pikët vendimtare në sekondat e fundit të ndeshjes. Këto video i kanë sinkorizuar me zërat e komentatorëve të futbollit, duke e vënë mbishkrimin “nëse komentatorët e futbollit komentojnë ndeshjet e basketbollit”.Shikojeni këtë video qesharake: