07:33 / E Enjte, 13 Qershor 2019

KOMF kërkon të respektohet interesi më i mirë i fëmijës në arsim

Koalicioni i ojq-ve për mbrojtjen e fëmijëve në kosovë (komf) organizon tryezën me temë “a respektohet interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor”?

Kjo tryezë organizohet për ti dhënë zë pikëpamjeve të shoqërisë civile, nxënësve, prindërve etj, lidhur me atë se a është konsideratë primare interesi më i mirë i fëmijës brenda sistemit arsimor, në kuptimin e legjislacionit, politikave, kurrikulës, ndarjes buxhetore për arsim, organizimit të sistemit arsimor, mësimdhënies dhe edukimit, qasjes pedagogjike, cilësisë dhe infrastrukturës.

Kjo do rezultojë me ofrimin e rekomandimeve bazuar në interesin më të mirë të fëmijës.

Pjesëmarrës në tryezë do të jenë anëtarët e koalicionit të ojq-ve për mbrojtjen e fëmijëve, përfaqësues nga këshilli rinor kosovar, përfaqësues nga këshilli i prindërve të kosovës, përfaqësues nga këshilli i nxënësve të kosovës dhe mediat