07:09 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

KOMF mban konferencë përmbyllëse për projektin e zhvillimit në fëmijërinë e hershme

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF sot organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i ndërhyrjes në fëmijërinë e hershme në Kosovë”.

Në këtë konferencë do të prezantohet udhëzuesi i punuar nga ekspertë ndërkombëtar me praktika e modele të shteteve të tjera si dhe rekomandime se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrë Kosova për të zhvilluar më tej ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme.

Konferenca mbahet prej orws 10:00 në hotel “Sirius” nw Prishtinë.