23:12 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

​Komisionarja e BE-së: SHBA mbështesin përpjekjet e Evropës për të hequr dorë nga gazi rus

Përpjekjet e Evropës për largimin e gazit natyror rus janë duke u zhvilluar dhe ato po mbështeten nga dërgesat e gazit nga Shtetet e Bashkuara, tha komisionarja e BE-së për Energjinë Kadri Simson për CNN.

“Dërgesat e gazit natyror të lëngshëm tashmë janë rritur ndjeshëm, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara. Kjo na ka ndihmuar këtë dimër dhe ne kemi gjithashtu kontakte të mira me partnerë të tjerë të besueshëm,” shtoi ajo.

BE-ja miratoi zyrtarisht sot sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat përfshijnë ndalimin e investimeve në sektorin energjetik rus, eksportet e mallrave luksoze dhe importet e produkteve të çelikut nga Rusia.

Komisioni Evropian tha në një deklaratë sot se sanksionet përfshinin “një ndalim të gjerë të investimeve të reja në sektorin energjetik rus me përjashtime të kufizuara për energjinë bërthamore civile dhe transportin e produkteve të caktuara energjetike në BE”.