09:33 / E Premte, 03 Maj 2024 / L K

Serbi s’u bindet urdhrave të Policisë së Kosovës, arrestohet në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Gjilan, pasi i njëjti nuk kishte respektuar policin i cili kishte kërkuar të ndalojë veturën e tij.

I dyshuari kishte nisur veturën vrullshëm, ndërsa polici ka arritur që përmes xhamit te ndalojë të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që nuk ka respektuar zyrtarin policor për të ndaluar veturën e tij dhe i njëjti pasi është ndalur me veturë ka nisur veturën vrullshëm në drejtim të policit, ku polici ka arritur përmes xhamit të hapur t’ia marrë çelësat e veturës dhe të fikë veturën. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së, shkruan IndeksOnline.